Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore, i ka dhënë fund jetës ditën e sotme.


Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive pranë banesës së saj.


Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur.


64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por më kot pasi mjekët konfirmojnë se gruaja ka mbërritur pa shenja jete.


Gazeta Shqip