Tmerr në Francë, ku një krim brenda familjes i ka tronditur të gjithë qytetarët. Një polic francez, 31 vjeç, ka vrarë të shtunën në mbrëmje tre persona në Sarcelles (Val d’Oise) me armën e tij të shërbimit dhe ka plagosur tre të tjerë para se të vetëvritej.


Mediat franceze raportojnë se mes tre viktimave është edhe vjehrri, ndrysa vjehrra, partnerja e tij dhe motra e kësaj të fundit janë plagosur. Funksionari i policisë punonte në Paris.


Nuk dihet se cilët janë viktimat e tjera, por mediat shkruajnë se dyshohet për një konflikt familjar mes palëve.


19 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)