kupat“Top Awards” zbuloi mbrëmë në një mbrëmje të quajtur “Nomination Party”, kandidaturat për çmimet e mëdha të 24 qershorit


Në listën e kandidaturave të shpallura, kryesojnë me më shumë nominime në kategori Ledri dhe Era Istrefi (përkatësisht me 5 nominime).


Në një party të madhe në formën e një spektakli ka kaluar mbrëmja e djeshme ku dhjetëra të ftuar nga “Top Awards” kanë përjetuar deri në orët e para të ditës së sotme emocione të veçanta. Përfaqësues të medias, artistë apo të botës së biznesit janë bërë pjesë e një mbrëmjeje të paharrueshme, e cila i paraprin mbrëmjes së madhe të 24 qershorit në Pallatin e Kongreseve ku do të jepen dhe çmimet e mëdha të “Top Awards” sipas kategorive. “Top Awards” ka zbuluar mbrëmë kandidaturat për çmimet e mëdha të 24 qershorit, duke shuar kuriozitetin e të gjithëve lidhur me emrat konkurrues për secilën kategori.


Në të ashtuquajturën Nomination Party u prezantuan 10 kategori çmimesh. Natën e madhe të 24 qershorit, që do të jetë dhe ndarja e çmimeve të Top Music Awards 2016, artistët do të vlerësohen edhe me dy çmime të tjera: Achievement Award – çmimi që do ti jepet një artisti për arritjet e veçanta, si dhe çmimi Viewers Choice, fituesin e të cilit e zgjedh vetë publiku.


Ky i fundit, bashkë me 10 çmimet e tjera, do të votohen direkt nga publiku në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv.


Sa i përket mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, emrat e artistëve që do performojnë në natën e 24 qershorit do të bëhen publikë për të gjithë më 6 qershor.


Në listën e kandidaturave të shpallura, kryesojnë me më shumë nominime në kategori Ledri dhe Era Istrefi (përkatësisht me 5 nominime). Më pas vjen Noizy dhe Elvana Gjata, me 4 nominime, Alban Skënderaj me 3, etj. Maratona e muzikës moderne shqiptare do të përfundojë me 24 qershor me një spektakël madhështor në Pallatin e Kongreseve ku do të ndahen dhe çmimet sipas kategorive. “Top Awards” është një event i cili synon të rrisë standartet në muzikën shqiptare, por dhe të inkurajojë prodhimet më të mira muzikore të një viti. Producente e këtij eventi është Lori Hoxha, ndërsa autor dhe moderator, Ledion Liço. Dhe pse është një ngjarje e re, “Top Awards” ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të muzikës, të cilët vazhdojnë të shfaqin interesim mbi ecurinë e këtij eventi. Pritet që 24 qershori të jetë një mbrëmje e vërtetë yjesh ku nuk do të mungojë as tapeti i kuq, dhe surprizat që do të shoqërojnë ndarjet e çmimeve.


 


 


Ja lista e plotë e kandidaturave për secilën kategori çmimesh:


 


Female Artist of the Year


ELVANA GJATA


ENCA


ERA ISTREFI


KIDA


NORA ISTREFI


 


Male Artist of the Year


ALBAN SKËNDERAJ


CAPITAL T


FLORI MUMAJESI


LEDRI VULA


NOIZY


 


Group of the Year


ASGJË SIKUR DIELLI


KAOS


NRG BAND


TROJA


 


Video of the year


CAPITAL T – Hitman


DUFFY FT. MIXEY – Liri


LEDRI VULA – Kings



  1. KRESHA FT. GJURMËT – Era


TROJA – A e man nmen


 


Avantgarde Artist


EDONA VATOCI


ERA ISTREFI


MC KRESHA


NOIZY


 


Song of the Year


ALBAN SKËNDERAJ – Unë dhe ti


ELVANA GJATA FT. BRUNO – Love me


ERA FT. LEDRI – Shumë pis


ERA ISTREFI – Bon Bon


FLORI MUMAJESI FT. 2PO2 – Gone girl


KIDA FT. MOZZIK – Premtimet


MAJK FT. GHETTO GEASY – Sjena mo


MC KRESHA FT. GJURMËT – Era


NOIZY – Number one


2TON – Ani nasht


 


TAR Hit of the Year


ALBAN SKËNDERAJ – Unë dhe ti


DHURATA DORA – Numrin e ri


MAJK FT. GHETTO GEASY – Sjena mo


NRG BAND FT. DJ ALDO – Mos u nal


SAMANTA KARAVELLA – Asnjo si unë


 


My Music Hit of the Year


ELVANA GJATA – Love me


LEDRI – SRMN


MOZZIK – Dhezu


NOIZY – Grande


2TON – Ani nasht


 


Collaboration of the Year


ELVANA FT. BRUNO – Love me


FLORI MUMAJESI FT. 2PO2 – Gone girl


GHETTO GEASY FT. MAJK – Sjena mo


KIDA FT. MOZZIK – Premtimet


LEDRI FT. ERA – Shumë pis


 


Artist to Watch


ALBAN RAMOSAJ


BRUNO


KIDA


MOZZIK


2TON