Në Parlament gjejmë edhe nga ata deputetë që konsiderohen si pa profesion. Ata në gjithë jetën e tyre skanë bërë asgjë përveç politikës. I tillë është rasti i Fatmir Mediut, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës.



Kemi një grup tjetër politikanësh që nuk kanë profesion, nuk kanë punuar kurrë në jetën e tyre dhe që e kapin politikën peng për shkak se nëse largohen nga politika ata ngelin pa profesion, tha Afrim Krasniqi, Insituti i Studimeve Politike.


Por, ka edhe më keq akoma. Disa deputetë e kanë marrë mandatin akoma pa i mbaruar studimet. Pra, kur ishin ende studentë. I tillë është rasti i Kedi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçit të LSI-së. Dy deputete të reja që nga bankat e shkollës kanë hyrë direkt në Kuvend, pa diplomë dhe pa asnjë ditë pune në profesion.


16 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)