Mediat sportive të ndryshme e kanë zgjedhur formacionin më të mirë të Kampionatit Botëror që do të mbahet në Brazil. Në të gjitha fazat ka superyje të futbollit botëror ndërsa më së shumti lojtarë në këtë formacion ka skuadra e Barcelonës.


Në portë është gjermani Manuel Neuer. Kompany, Thiago Silva, Lahm e Alves janë në mbrojtje. Busquets, Ribery, e Iniesta e përbëjnë mesfushën fantastike. Në sulm janë treshja e frikshme, Neymar, Ronaldo e Messi./Indeksonline/