Protestat e paralajmeruara te opozites jane antishqiptare dhe kunder levizjes se lire. Keshtu deklaroi dje Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nga Muriqani ku zhvilloi nje vizite se bashku me nje grup te Asamblese Nacionale te Frances. E pyetur per qendrimin e Partise Socialiste pas ultimatumit te Shteteve te Bashkuara per Gjykaten Administrative Kryeparlamentarja shprehu besimin se opozita do te jape konsensusin e saj per projektligjin. Ne te kundert - tha Topalli - opozita do te kryeje nje tjeter vetevrasje politike. Duke pershendetur vendimin e Komisionit te Brendshem te Parlamentit Evropian per heqjen e vizave me Shqiperine Topalli tha se vendi i ka plotesuar te gjitha kushtet per te perfituar levizjen e lire.