topalliPavarësisht luftës së ashpër politike që po zhvillohet mes mazhorancës dhe opozitës kohët e fundit, ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputete e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, shprehet optimiste për një vendim pozitiv të Brukselit lidhur me rrugën e integrimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian. Në një intervistë dhënë mbrëmjen e djeshme për RTV Ora-News, Topalli u shpreh se Shqipëria këtë vit do e marrë statusin e vendit kandidat. Por nga ana tjetër, ajo theksoi se mazhoranca e majtë gjatë këtyre 8 muajve qeverisje ska ndërmarrë asnjë reformë apo ligje të reja, por siç tha ajo, deri tani është vërejtur marrje kompetencash në shkelje të Kushtetutës dhe çdo ligji në vend, duke analizuar situatën e fundit politike të shkaktuar nga rrëzimi i avionit në Divjakë, i cili dyshohet se përdorej për transport ndërkombëtar të lëndëve narkotike, Topalli theksoi se Kryeministri Edi Rama po i shmanget përgjegjësisë në mënyrë tinëzare. Po ndodh strukturimi i asaj që e quaj mafie, ku mafia dhe politika janë dakordësuar mes tyre. Pasi Rama në listën e deputetëve ka futur dhe njerëz me probleme, ndaj pandëshkueshmëria ka marrë tashmë statusin e deputetit. Dhe për këtë janë njëlloj përgjegjës dhe bashkëfajtorë si Rama ashtu dhe aleati i tij, Ilir Meta, tha Topalli. Sa i përket lëvizjes së opozitës dhe thirrjeve të saj për protesta kundër qeverisë, nënkryetarja e PD-së thekson se opozita duhet të kthehet në pushtetin moral.


Ky shkrim Topalli: Shqipëria këtë vit merr statusin u publikua me pare te Gazeta SHQIP.