Kryetarja e Kuvendit ndjek nga afër, orë pas ore, situatën në fshatrat e dëmtuar nga përmbytjetKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndoqi sërish sot nga afër situatën fshat më fshat në komunat e prekura nga përmbyrtjet, në rrethin e Shkodrës. Kryetarja e Kuvendit e shoqëruar nga deputetët e qytetit, ka takuar banorët e këtyre zonave ku konfirmoi se i gjithë shteti në nivel qendror e lokal është në gadishmëri të plotë orë pas ore në mbështetje dhe ndihmë të tyre. Kryetarja e Kuvendit shprehu një falenderim dhe mirënjohje të vecantë për forcat e ushtrisë, policisë, bluzat e bardha të shëndetësisë, punojësit e drejtorisë elektrike të rrethit, si dhe ata të mirëmbajtjes së kanalizimeve, të cilët treguan solidaritet dhe punuan me përgjegjësi të jashtëzakonshme për përballimin e situatës. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi organizimin e menjëhershëm të punës së pushteti qendror dhe atë vendor së bashku Shtabin e Emergjencës pranë prefektit, të cilët ndërmorën çdo masë të nevojshme për të ndihmuar banorët. Gjatë bisedave me banorët e fshatrave, Kryetarja e Kuvendit u kërkoi atyre mirëkuptim për të bashkëpunuar me forcat e ushtrisë dhe policisë për një zbatim sa më efikas të planit të evakuimit në orët në vijim. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi vendosjen e urës së Belit që lidh fshatin Goricë me fshatin Muriqan dhe që ka bërë të mundur nxjerrjen nga izolimi të banorëve të fshatit Obot, si dhe falenderoi gadishmërinë për shpërndarjen e ndihmave për banorët e kësaj zone. ...