Te enjten shumica qeverisese do te kerkoje bashkepunimin e opozites per miratimin e projektligjit me shumice te theksuar





TIRAN - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli permes nje deklarate per mediat ftoi deputetet e opozites qe te votojne ne seancen plenare te dites se enjte ligjin per Gjykaten Administrative. Sipas kryeparlamentares ky ligj ka nje rendesi te madhe per biznesin drejtesine dhe transparencen.





Kryetarja e Kuvendit fton edhe nje here deputetet e opozites qe diten e enjte te respektojne mandatet qe mbajne e te votojne ligjin per Gjykaten Administrative qe eshte ne rend dite prej shume muajsh madje qe nga legjislatura e kaluar - thuhet ne deklarate.Sipas Topallit ky nuk eshte ligj per partite por per shtetin interesat e te cilit duhet te jene mbi cdo interes tjeter.





Shqiperia eshte vendi i fundit ne rajon qe nuk ka ende Gjykaten Administrative qe te zgjidhe kryesisht mosmarreveshjet mes biznesit dhe administrates shteterore. Ngritja e nje institucioni te tille si pjese e sistemit te drejtesise eshte dhe nje nga kushtet qe vendi duhet te plotesoje per anetaresimin ne BE.



Ligji per Gjykaten Administrative ne Shqiperi hyn tek ligjet qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave ose 3/5 e 140 deputeteve qe ka gjithsej parlamenti. Edhe pse projektligji per Gjykaten Administrative eshte mbartur qe nga parlamenti i kaluar mungesa e opozites ne parlament dhe vendimi i grupit parlamentar socialist per te mos marre pjese ne votim pa u zgjidhur ceshtja e transparences se zgjedhjeve shkaktoi pezullimin e votimit te ketij ligji.





Jane nje sere ligjesh qe kerkojne edhe votat e socialisteve ne Parlament. Pak kohe me pare ka qene vete shefi i mazhorances i cili i beri thirrje opozites te mos mbaje te bllokuar ligjin per Gjykaten Administrative. Do te fokusohem edhe nje here tek ligji per Gjykaten Administrative. Shfrytezoj rastin ti beje thirrje serish opozites te trajtoje me seriozitetin me te madh votimin e ketij ligji - u shpreh kreu i qeverise.





Ne qofte se opozita eshte e interesuar per nje qeverisje te mire vendore ajo voton pa humbur kohe ligjin sepse 70 te subjekteve private jane totalisht ne varesi te pushtetit te saj - vazhdoi me tej Berisha. Duke theksuar nevojen per te arritur nje marreveshje pozite-opozite kryeministri Berisha tha se mazhoranca mbetet e hapur per amendamentet e opozites. L. Tanushi