Nga qyteti i Shkodres, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli se bashku me deputetet e maxhorances ne kete qytet, u shpreh dje se i gjithe shteti ne nivel qendror dhe lokal eshte ne gatishmeri te plote ore pas ore ne mbeshtetje dhe ne ndihme te familjeve te demtuara nga dalja e lumenjve nga shtrati. Duke vizituar te gjithe fshatrat e permbytur, Topalli falenderoi dhe shprehu mirenjohjen e vecante per forcat e ushtrise, policise, bluzat e bardha te shendetesise, punonjesit e drejtorise elektrike te rrethit, si dhe ata te mirembajtjes se kanalizimeve, te cilet treguan solidaritet dhe punuan me pergjegjesi te jashtezakonshme per perballimin e situates. "Vleresoj gjithashtu organizimin e menjehershem te punes se pushtetit qendror dhe ate vendor se bashku Shtabin e Emergjences prane prefektit, te cilet ndermoren cdo mase te nevojshme per te ndihmuar banoret", tha Topalli gjate takimit me banoret e ketyre zonave. Ne kete kuader, ajo u kerkoi atyre mirekuptim per te bashkepunuar me forcat e ushtrise dhe policise per nje zbatim sa me efikas te planit te evakuimit ne oret ne vijim. Kryetarja e Kuvendit vleresoi vendosjen e ures se Belit qe lidh fshatin Gorice me fshatin Muriqan dhe qe ka bere te mundur nxjerrjen nga izolimi te banoreve te fshatit Obot si dhe falenderoi gatishmerine per shperndarjen e ndihmave per banoret e kesaj zone.