Ajo është deklaruar një armike e Lulzim Bashës dhe krah rivalëve të tjerë të kryetarit të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli u rikthye sot në Parlament në ceremoninë për përurimin e bustit të Pjetër Arbnorit, një nga figurat më të njohura të PD.


Figura e politikanit dhe shkrimtarit Pjetër Arbnori, i cilësuar si Mandela i Shqipërisë, bëri bashkë sot të majtë dhe të djathtë përtej bindjeve dhe ndasive politike.







Ish-kryetarja e Kuvendit u shfaq publikisht pas një mungese të gjatë dhe në foto duket në shoqërinë e Genc Rulit, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe kritik i Bashës.


Por teksa Bashën e kishte përballë, Topalli gjeti në këtë rikthim në Parlament ngrohtësinë dhe mikpritjen e kolegëve të vjetër socialistë, me të cilët ka zhvilluar debate të ashpra politike dikur.


Ajo u pa teksa bisedonte tepër ngrohtë me Ministrin e Diasporës Pandeli Majko dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.


19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)