Kryetarja e Kuvendit , Jozefina Topalli ka zhvilluar një vizitë në Medresenë e Tiranës për të uruar besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit. Kryetarja e Parlamentit tha se dita e sotme është e shenjtë, dhe nuk kërkon vetëm fjalë të mira, por edhe vepra të mira. "Kjo është një ditë e shenjtë. Sot nuk mjaftojnë vetëm fjalët, por duhen vepra dhe gjeste të mira. Sot duhen veprime të mira", theksoi ajo.