Lauka u propozua nga qeveria për ambasador dhe para pak ditësh u dëgjua nga komisioni i jashtëm, që dha miratimin e tij.
Tiranë, 19 Janar, 12:45, NOA - Shqipëria është bërë me ambasador në Kosovë. Gjatë paradites së sotme, burime nga Presidenca thanë për agjencinë NOA se, Presidenti Topi ka dekretuar emrin e ambasadorit në Kosovë.
Emri i dekretuar nga kreu i shtetit është Islam Lauka, që sot merr detyrën si ambasador në Kosovë.
Lauka u propozua nga qeveria për ambasador dhe para pak ditësh u dëgjua nga komisioni i jashtëm, që dha miratimin e tij.
Ndërkohë që gjatë vizitës së pak ditëve më parë të zhvilluar në Kosovë, presidenti Topi kishte premtuar se, shumë shpejt Shqipëria do të përfaqësohej me ambasadorin e saj në Prishtinë.
c.a/NOA