Presidenti Bamir Topi nderoi dje me Urdhrin Nderi i Kombit 22 viktimat e masakres komuniste te 26 shkurtit 1951 te cilet u arrestuan e me pas u pushkatuan pa gjyq per motive politike pas bombes se hedhur ne Ambasaden e Bashkimit Sovjetik ne Tirane 60 vjet me pare. Ne aktivitetin perkujtimor te organizuar me kete rast moren pjese familjare e te aferm te viktimave drejtues dhe perfaqesues te Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit drejtuesi i Institutit te Integrimit te ish-te Persekutuarve dhe te Burgosurve Politike studiues e historiane si dhe anetare te Kabinetit te Presidentit. Te pushkatuarit pa gjyq nga regjimi komunist me 26 shkurt 1951 jane perkatesisht Sabiha Kasimati Tefik Shehu Pjeter Guraziu Jonuz Kaceli Andon Delhysa Haki Kodra Gafur Jegeni Myftar Jegeni Manush Peshkepia Reiz Selfo Qemal Kasaruho Zyhdi Herri Gjon Temali Petro Konomi Niko Lezo Pandeli Nova Thoma Katundi Mehmet Ali Shkupi Ali Qorraliu Fadil Dizdari Hekuran Troka Lluka Rashkovici. Topi i dekoroi ata me motivacionin Ne shenje respekti dhe mirenjohjeje te thelle per qendresen e pashembullt dhe papajtueshmerine e palekundur me idete e regjimit komunist te cilet shteti diktatorial i denoi me vdekje per shkak te bindjeve dhe orientimit te tyre demokratik. Ne emer te familjareve dhe te te afermve te te dekoruarve pershendeti zonja Ida Gjon Temali-Ljarja e cila theksoi Une ne emer te te gjithe familjareve te viktimave falenderoj Presidentin e Republikes per nderin e madh qe po na ben per medaljen qe po u jep prinderve tane kete medalje te pacmueshme Nderi i Kombit. Ju falenderoj me shpirt ne emer te te gjitheve. Keta martire dhane jeten e tyre sepse e deshen aq fort lirine dhe kombin. Faleminderit Pas dorezimit te dekreteve perkatese Presidenti Topi duke perkujtuar nje nga ngjarjet me te renda te krimeve te sistemit te atehershem diktatorial por dhe duke nderuar kujtimin e njezet e dy personaliteteve te shquara te kombit theksoi Gjate ketyre njezet viteve te demokracise kemi folur e shkruar shume per krimet e komunizmit. Kemi njohur barbarine e atij regjimi urrejtjen e tij ndaj fjales se lire mendimit kritik vlerave perendimore dhe patriotike bindjen absurde tek modeli stalinist i qeverisjes antidemokratike. Per nga natyra e sundimit dhe sjelljes modeli i diktatures ne Shqiperi ishte unikal i vetmi qe ne marrezine e tij arriti deri ne ndalimin e besimit ne zot. Ai ishte nje mekanizem piramidal dhune erdhi me dhune qendroi me dhune dhe sundoi me dhune. Mijera qytetare te pafajshem shqiptare ishin viktima te tij kryesisht familjet fisnike dhe intelektuale familjet e medha dhe patriotike institucionet e dijes dhe te besimit pra ato segmente qe perbejne bazen e forces morale e shpirterore te nje shoqerie. Shkurti i vitit 1951 eshte prova e gjalle e ketij arbitrariteti. Me tej ceremonia perkujtimore vijoi me dekorimin me Urdhrin Mjeshter i Madh te historianit dhe studiuesit te mjaft artikujve dhe nje libri kushtuar viktimave te kesaj masakre zotit Uran Butka me motivacionin Per kontribut te rendesishem ne transformimet demokratike ne vend dhe per pune te jashtezakonshme si krijues dhe studiues ne rivleresimin e ngjarjeve e te figurave historike per rol te vecante ne procesin e dekomunistizimit te shoqerise shqiptare si dhe me dekorimin e njerit prej pasardhesve te te ekzekutuarve te 26 shkurtit 1951 zotit Hysen Shehu me Medaljen e Mirenjohjes me motivacionin Per kontribut te vecante ne gjetjen identifikimin dhe perkujtimin e viktimave te komunizmit.