Presidenti Bamir Topi zhvilloi dje nje vizite ne Irak, te mbajtur sekret deri ne realizimin perfundimtar te saj. Festat e fundvitit dhe afrimi i dates, ne te cilen Shqiperia pret te vleresohet per te marre ftesen per ne NATO, e kane detyruar Presidentin Topi te niset pasditen e se shtunes ne menyre sekrete drejt Mosulit. I shoqeruar nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Luan Hoxha, Topi e ka nisur udhetimin me nje avion pasagjeresh drejt Frankfurtit. I nisur perseri me avion linje per ne Kuvajt, Topi dhe dy zyrtaret e larte jane pritur aty nga forcat e armatosura amerikane, te cilat i kane shoqeruar deri ne Mosul.
Por, duket se ky takim nuk ka qene surprize per komandot shqiptare ne Irak, sepse paraditen e djeshme te afermit e tyre jane mbledhur ne Ministrine e Mbrojtjes per te komunikuar me te afermit, te cilet ndodhen ne mision ne vendin me te rrezikshem te botes. Kreu i shtetit gjate kesaj vizite dekoroi ne nje ceremoni te vecante Kontingjentin e 10-te shqiptar me "Medaljen e Arte te Shqiponjes", me motivacionin "Per trimerine, kurajen e profesionalizmin e larte te treguar ne operacionin "Liria e Irakut", duke nderuar kombin shqiptar". Ne fjalen e tij, Topi njoftoi se misioni i komandove shqiptare ne Irak do te vazhdoje.
"Besoj qe kjo nuk eshte medalja e pare dhe e fundit, sepse operacioni do te vazhdoje, misioni do te vazhdoje dhe jam i bindur qe suksese te tjera ky kontingjent do te kete ne te ardhmen, duke i dhene vlera te reja Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise dhe institucioneve shqiptare", theksoi Topi pas takimit me forcat e operacionit "Liria e Irakut". Sipas kreut te shtetit, misioni i komandove tona ne Irak dhe ne vende te tjera ku ekziston konflikti eshte nje kontribut shume i cmuar qe do te ndihmoje ne marrjen e fteses per ne NATO nga ana e Shqiperise ne samitin e Bukureshtit.
"Duke shpresuar per te marre ftesen e anetaresimit ne NATO, ne prillin e vitit 2008, ne Samitin e Bukureshtit, do te ishte nje sukses i jashtezakonshem per te gjithe, besoj se nje vlere po aq te madhe, po aq te jashtezakonshme ka dhe kontributi i te gjithe ushtarakeve tane qe jane ne misione", theksoi Topi, duke i cilesuar ushtaret ne Irak si krenaria e kombit.
Pas Mosulit, Topi, Mediu dhe Hoxha jane nisur drejt Bagdadit, perseri nen mbrojtjen e forcave amerikane. Ne kryeqytetin e Irakut, Topi eshte pritur ne nje takim nga Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki. Po keshtu, kreu i shtetit ka zhvilluar nje takim edhe me ambasadorin e SHBA-ve ne Irak, Rajan Kroker dhe komandantin amerikan, gjeneral Deivid H. Petraeus.
Familjaret, lot ne telefon
Familjaret e komandove shqiptare qe sherbejne ne Kontingjentin e 10 paqeruajtes ne Irak
paten dje mundesine qe te komunikonin me komandot, duke u siguruar edhe se ata gezonin shendet te plote. Ne ambientet e Ministrise te Mbrojtjes, bashkeshortet, nenat dhe femijet e komandove ne Irak, mes loteve jane pershendetur me njeri-tjetrin. Po keshtu te afermit e ushtareve te mbledhur ne oren 10 e 30 ne Ministrine e Mbrojtjes, nuk kane harruar te falenderojne edhe Presidentin Bamir Topi per viziten e kryer ne Mosul me rastin e festave te fundvitit.
Gjate fjales se mbajtur ne Irak dhe te transmetuar ne linje telefonike, Presidenti Topi theksoi se familjaret duhet te ndiheshin krenare per te afermit e tyre qe merrnin pjese ne misionet paqeruajtese ne Irak dhe kudo qe kishte konflikte. Sipas Topit, keta komando ishin gjithashtu edhe krenaria e popullit shqiptar dhe ndodheshin ne gjendje shume te mire shendetesore. Me pas, drejtuesi i misionit shqiptar ne Mosul, major Behar Mara, ne pershendetjen e tij, ka shprehur angazhimin e komandove shqiptare per te sherbyer ne emer te atdheut, perkrah trupave aleate ne misionin paqeruajtes "Liria e Irakut".
Po keshtu ne kete komunikim telefonik, ne emer te Shtabit te Pergjithshem, zv.komandanti i Shtabit, gjeneral brigade, Agim Lala, ka pershendetur Presidentin Topi per viziten dhe i ka dhene fjalen familjareve te mbledhur, prinder, bashkeshorte e femije, te cilet kane mundur te komunikojne me te afermit e tyre qe sherbejne ne Mosul.