Totenhemi arrin të kualifikohet për në finalen e Carling Cup pas dy ndeshjeve, vajtje-ardhje, të zhviluara me skuadrën e kategorisë së dytë, Burnley.
Mbrëmë Totenhemi humbi me rezultatin 2-3 në transfertë, por ndeshjen e parë e pati fituar 4-1 në fushën e vet. Përballë tyre në finale do të jenë kampionët absolutë të Mançester Junaited.