Totenhemi është i gatshëm të provojë për të transferuar sulmuesin e Vilarrealit, Xhuzepe Rosi. “Daily Mail” shkruan se Spursat kanë ringjallur interesimin në italianin pasi agjenti i tij tha se një transferim te Barcelona tashmë ishte jashtë loje. Megjithatë, menaxheri Herri Redkanp do të duhet të luftojë me Atletiko Madridin, që po ashtu ka shënjestruar Rosin si zëvendësim për Serxho Aguero i cili është duke u lidhur me një kalim te Juventusi, Real Madridi dhe Çelsi.