Juande Ramos nuk heq dore nga drejtimi i Tottenham, pavaresisht nisjes negative te sezonit. Skuadra londineze ka arritur te marre vetem dy pike ne keto jave, cka e rendit ne vendin e fundit te klasifikimit te Premier League.
Kjo eshte nisja me negative ne 95 vitet e fundit te historise se kesaj skuadre. Humbja e javes se fundit ne shtepi kunder Hull nuk i ka lekundur nga pozitat trajnerit spanjoll, i cili e nisi sezonin me qellime te qarta per te zene nje prej 4 vendeve te para te renditjes.
“Lojtaret nuk mund t’i qortoj per asgje, pasi veshtiresia e vetme eshte se nuk arrijme te shenojme”, shprehet Ramos, i cili shpresonte ne zhbllokimin e rusit Pavlyuchenko. Ramos e mori drejtimin e Tottenham pasi u largua ne mes te sezonit te shkuar nga Sevilja, skuader me te cilen fitoi 2 Kupa UEFA.