Një super operacion antidrogë është kurorëzuar në bashkëpunim mes policisë shqiptare, asaj italiane dhe belge.


Shtatë persona u arrestuan këtë të hënë nga Guardia Di Finanza e Romës, në vijim të hetimeve të nisura në muajin tetori, kur u arrestuan 18 persona të tjerë.


Grupi drejtohej nga shqiptarët, por bazën e kishte në Romë, ndërsa kishin lidhje edhe në Belgjikë. Pesë prej tyre u arrestuan në Itali, ndërsa dy në Itali.


Të arrestuarit janë Aleks Boci, 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç si dhe tre italianë.


Mësohet se grupi i trafikantëve drejtohej nga Aleks Boci, i cili bashkëpunonte me disa shqiptarë në Belgjikë, duke trafikuar drogën nga Amerika e Jugut, në veri të Europës dhe më tej drejt Italisë, ku pritej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini dhe Daniele Ferri.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 430 mijë euro dhe 9 kilogramë kokainë, ndërkohë që grupi kriminal kishte lidhje me klanin mafioz Ndragheta.







17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)