Raportet e fundit të organizave ndërkombëtare që e shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri japin të dhëna shqetësuese për trafikimin e të miturve. Sipas “Save the Children” Shqipëria është vend origjine për trafikimin e fëmijeve dhe duke iu referuar statistikave te Ministrisë së Brendshme mësohet se vetëm për vitin 2013 janë riatdheuasr 94 fëmijë të trafikuar.


Pas raportit që u publikua ne Britani për viktimat e trafikimit ku të miturit shqiptarë zinin vendin e dytë edhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Shqiperi  Save the Children e UNICEF  japin të dhëna alarmante për nivelin e këtij trafiku.


Raporti i “save te children”  evidenton se pavarësisht se qeveria po bën përpjekjet në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, vendi ende nuk përmbush standardet minimale  për të frenuar këtë fenomen. Stategjia e kundër trafikimit 2014-2017 parashikon përmirësime në këtë aspekt dhe e vendos  Shqipërine në listën e vendeve në vëzhgim.


Shqipëria është ende një vend origjine për trafikimin e të mitur që nga 2007; si për qëllime seksuale ashtu edhe për shfrytëzim për punë të detyruar.


Por cilët janë vendet potenciale ku trafikohen të miturit shqiptarë?


“Për qëllime seksuale të miturit trafikohen gjerësisht në Europë.  Duke përshirë Shqipërinë, Greqinë, Italinë, Maqedoninë, Kosovën, Belgjikën, Norvergjinë, Gjermaninë, Zvicrën, Irlandën dhe Britaninë.”


Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në 2013  raportohet për 94 të mitur  nga Shqipëria të riatdhesuar, 27 prej të cilëve janë strehuar në qëndrat rezidenciale ndërsa 67 marrin mbështetjet nga organizat jo qeveritare.


Por përvec trafikut për qëllime seksuale, Save the Children thotë se trafikimi për shfrytëzimin e  të miturve  për punë mbetet në nivele shqetësuese ku më të rrezikuar janë fëmijët romë. Trafikimi bëhet në vendet fqinje si Greqia dhe Italia.


Nisur nga këto të dhëna Save the Children dhe UNICEF rekomandojnë insitucioneve të ndërmarrin hapat e duhura për të ofruar mbrojtjen  e duhur të të miturve.


trafikimi i femijeve


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter