Një operacion i policisë së Beratit i koduar Mashtrimi ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.


Të arrestuarit janë Flamur Dodoveci, 62 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat dhe Emanuel Myrtaj, 40 vjeç, banues në lagjen Muzakaj, Berat.


Ata akuzohen se në bashkëpunim me njeri- tjetrin duke e mashtruar nëpërmjet fejesës kanë rekrutuar dhe trafikuar në shtetin italian me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni një vajzë 29-vjeçare.


Në shtetin italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D., e cila ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit, ku falë bashkëpunimit me policinë italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali.


Dy të dyshuarit u arrestuan ditën e djeshme, e enjte, ndërkohë që ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim.


28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)