Tirana ka perjetuar vertete nje situate apokaliptike. Pergjate gjithe pasdrekes dhe deri ne mbremje krahas shiut te rrembyer kryeqyteti ka vuajtur edhe trafikun qe paralizoi cdo levizje ne thuajse te gjitha akset e tij.

Per me shume se 3 ore rruget dhe bulevardet kryesore te kryeqytetit kane qene te bllokuara nga trafiku.

Kjo anomali ne trafik ka ardhur si pasoje e fluksit te dendur te automjeteve ne rruget hyrese dhe dalese te kryeqytetit.

Ky trafik eshte shkaktuar edhe si pasoje e mosfunksionimit te shume prej semaforeve dhe ne disa raste te mungeses se policeve te qarkullimit rrugor ne kryqezimet kryesore.

Mungesa e rrugeve qe devijojne kalimin ne qendren e kryeqytetit per automjete qe do dalin jashte Tirane eshte nje tjeter arsye pse rendohet trafiku sidomos ne qender te qytetit.

Pervec pjeses se qendres problematike kane qene edhe kryqezimi te Zogu i Zi dhe Don Bosko segmente te tera te unazes rruga e Barikadave bulevardi Zogu i Pare kryqezimi i 21 Dhjetorit kryqezimi i rruges se Elbasanit dhe pjesa e rruges prane shkolles Vasil Shanto.

E ndersa kryeqyteti ndodhej i paralizuar nga trafiku ne shume pika nevralgjike binte ne sy mungesa e policeve rrugore cka ka sjelle me pas edhe polemikat politike.

Kryetari i bashkise se Tiranes dhe njekohesisht lideri socialist Edi Rama akuzoi qeverine per bllokim te qellimshem te trafikut ne kryeqytet.

Akuzoj per nje orkestrim kriminal Ministrine e Brendshme qe qytetaret dhe une qe mu deshen 45 minuta per te levizur ne bulevard pame qe nuk kishte police. Eumlshte e pashembullt qe Policia e Shtetit te abuzoje ne kete menyre per nje qellim makaber duke tensionuar qytetaret per te krijuar nje peshe faji mbi bashkine ka deklaruar Rama.

Pas Rames ka reaguar edhe ministri i Brendshem Lulezim Basha qe ka akuzuar pikerisht bashkine per trafikun.