Redinalda Caushaj
Tirane- Tentuan te trafikonin 17 kilograme heroine drejt Greqise, Gjykata e Krimeve te Renda, denoi dje me 37 vjet burgim tre te pandehurit. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda, shpalli fajtor dhe denoi me 11 vjet burg Ardian Rexhepin dhe me nga 13 vjet burg secilin, te pandehurit Erion Voda dhe Julian Gega. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, i pandehuri Ardian Rexhepi kryente vetem transportin e droges kundrejt pageses prej 2500 euro, ndersa pronari i saj i vertete ishte Erion Voda, person i shpallur ne kerkim dhe ende i paarrestuar nga policia. Pritesi i kesaj sasie prej 17.5 kg heroine ne Greqi ishte i pandehuri Julian Gega. Nga hetimet dhe gjykimi rezultoi se me date 6 maj 2008, korrieri Ardian Rexhepi do te kalonte nje sasi prej 17.5 kg heroine per ne Greqi, nepermjet pikekalimin kufitar te "Tre Urave" ne Permet. Pas kontrollit te automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi ne bagazhin e makines, konkretisht ne gomen rezerve te saj 15 kg heroine te mbeshtjelle me leter natriban dhe 2.5 kg heroine e ndare ne pako 500 grameshe, poshte sediljes se shoferit. Nga deshmia e dhene nga i pandehuri Rexhepi gjate marrjes ne pyetje dhe para gjykates, ka rezultuar se Erion Voda, i kishte ofruar atij 2500 euro per te transportuar ne Greqi 2.5 kg heroine. Nga sa u deklarua se gjykate, Ardian Rexhepi kishte pranuar ta kryente transportin, ndersa vete pronari i droges do ta fshihte brenda makines.Per kete shkak, emigranti Rexhepi ia ka dhene makinen e tipit "TOYOTA" me targe greke "YBM 3042" pronarit te droges Voda, i cili pa dijenine e shoferit, i ka futur ne gomen rezerve te makines 15 kg heroine dhe me pas i ka dorezuar makinen vetem me 2.5 kg heroine, te cilen nuk e kishte fshehur. Me te marre drogen, Rexhepi e kishte futur ate poshte sedijes, pa ditur qe ne bagazhin e makines kishte edhe 15 kg te tjera, qe u zbuluan dhe u sekuestruan ne piken e kalimit kufitar te "Tre Urave" ne Permet. Pas degjimit te paleve, gjykata ka vendosur edhe masen e denimit ndaj te pandehurve, me akuzen per trafik nderkombetar te lendeve narkotike.
Vendimi
Ardian Rexhep, 11 vjet burg
Erion ( Roni ) Voda, 13 vjet burg
Julian ( Xulja) Gega, 13 vjet burg