Kjo e diel ka sjellë trafik të rënduar në rrugët kryesor në vend, si pasoj ë e dyndjes së qytetarëve në zonat bregdetare, si dhe reshjeve të dendura të shiut.


Me një postim në facebook, Policia e Shtetit bën me dije se ka ende fluks automjetesh në aksin Radhimë – Uji i Ftohtë, Vlorë, por lëviz rrjedhshëm.


unaza e re, trafik
foto ilustrim

Ndërkohë, për të hyrë në Tiranë, në rast fluksi, policia sugjeron shoferët të marrin rrugët alternative, Rrogozhinë – Elbasan Tiranë dhe Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë.


Po ashtu, Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat si dhe të kenë kujdes me shpejtësinë, pasi në disa akse ka ende prezencë lagështie.


Njoftimi i plotë i policisë:


INFORMACION MBI TRAFIKUN RRUGOR – ORA 20:15


Aksi Radhimë – Uji i Ftohtë, Vlorë, ka fluks automjetesh, por lëviz rrjedhshëm.


Punonjësit e Policisë Rrugore dhe patrullat me motoçikleta të ‘Shqiponjave’ po monitorojnë gjithë aksin për të parandaluar parakalimet e gabuara që bëhen shkak jo vetëm për përfshirje në ngjarje rrugore, por edhe për bllokim të trafikut të rrjedhshëm të automjeteve.


Drejtues mjetesh, KUJDES respektoni rregullat, vendosni rripin e sigurimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, mos kryeni manovra në rrugë e mos parakaloni!


Përdorni rrugët alternative për hyrjen në Tiranë, në rast fluksi:


Rrogozhinë – Elbasan – Tiranë.


Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë.


Mos shpejtoni se në disa akse ka prezencë të lagështirës në rrugë!


Ndiqni udhëzimet e punonjësve të Policisë për të arritur të sigurt në destinacion!