Trageti Rapsodi po ankorohet sot në portin e Durrësit.
Era e fortë dhe dallgët e detit me forca 3-4 ballë kanë pamundësuar nakorimin e tragetit ditën e djeshme (21 nëntor) në portin e qytetit bregdetar.
Mësohet se trageti Rapsodi me 130 persona erdhi në orën 09.00 në portin e Durrësit.
Ankorimi i tij ka hasur vështirësi, për shkak të përmasave të tragetit.
Rapsodi qëndroi gjatë natës në gjirin e Kepit të Rodonit.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike që nga dita e djeshme ka sjellë problemet e para në trafikun detar
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter