Të paktën 60 fëmijë, shumë prej të cilëve ishin të porsalindur, kanë vdekur në spitalin shtetëror Baba Raghav Das Medical College në Gorakhpur.


Sipas raportimeve paraprake mendohet se shkak i kësaj tragjedie është mungesa e furnizimit me oksigjen dhe injeksioneve në spitalin e pediatrisë. Sipas raportimeve nga mediat indiane firma që furnizonte  spitalin me oksigjen ka ndalur furnizimet sepse nuk ishin paguar faturat e mëparshme.


Qeveria ka urdhëruar hetim të menjëhershëm për numrin e madh të vdekjeve, por mohoi raportimet se vdekjet ishin shkaktuar nga mungesa e oksigjenit pasi spitali furnizohej nga firma të tjera.


Kryeministri Yogi Adityanath kishte vizituar spitalin vetëm dy ditë më parë dhe inspektoi pavijonin e pediatrisë.



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter