uraNjë mbikalim në ndërtim e sipër ka rënë në Brazil në Belo Horizonte, një nga qytetet ku po zhvillohen ndeshjet për Botërorin e futbollit.


Rrënojat kanë zënë dy kamionë, një makinë dhe një autobus të linjës. Bilanci është dy të vdekur dhe 19 të plagosur, tetë në gjendje të rëndë.


Zjarrfikëset kanë nxjerrë nga autobusi dy viktimat dhe të plagosurit, por nuk kanë arritur akoma të nxjerrin makinën e zënë për poshtë. Në bordin e dy kamionëve nuk duhet të ketë pasur njerëz të tjerë.


Mbikalimi i shembur, një nga veprat e parashikuara për Botërorin e futbollit, i cili nuk ka përfunduar akoma, gjendet në rrethinat e stadiumit Mineirao, i cili më 8 korrik do të presë një nga gjysmëfinalet e Kupës së Botës.


4 korrik 2014 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Tragjedi gjatë Botërorit brazilian, shembet mbikalimi, 2 të vdekur u publikua me pare te Gazeta SHQIP.