Kanë kaluar vetëm pak ditë nga tragjedia e Genovas me 43 të vdekur dhe ajo e Bolonjës me mbi 100 të plagosur dhe një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Italinë fqinje. TGcom raporton se pesë alpinistë kanë vdekur në Kalabri, në grykën e kanionit Raganello në Civita (Cosenza) pasi prurjet në rrjedhën e ujit u rritën papritur në mënyrë të frikshme për shkak të shirave të dendur.


Alpinistët që humbën jetën ishin pjesë e një grupi prej pesëmbëdhjetë vetëve, që rrjedha e lumit i kapi në befasi kur po vizitonin Parkun Kombëtar Pollino, i karakterizuar nga shpella dhe kanione.

































Zjarrfikësit dhe karabinierët ndërhynë për ti shpëtuar por arritën të nxirrnin gjallë vetëm dymbëdhjetë prej tyre.


Nga viktimat, deri tani vetëm trupi i një vajze është gjetur nga ekipet e emergjencës, por edhe ajo ende nuk është identifikuar. Duket se disa prej viktimave kanë qenë duke ecur nëpër grykat e thepisura.


Ndërkohë mes 12 persona të shpëtuar rezulton të jetë edhe një fëmijë, i transportuar me helikopterin e Zjarrfikëses në spitalin e Cosenza për hipotermi.


Mbrojtja Civile e Kalabrisë ka dërguar në grykën Raganello disa kulla ndriçimi, për të bërë më të lehtë kërkim e trupave gjatë natës.


20 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)