style=positionrelativez-index2>








Sonila Mesareja


Zyber Lela nje nga te demtuarit e tragjedise se Gerdecit refuzoi pajtimin me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu duke kerkuar te demshperblehet per demtimet qe ka pesuar. Ne seancen e pare te zhvilluar dje ne Gjykaten e Larte e cila si gjithmone parashikohet si seance pajtimore mes paleve paditesi Lela e ka refuzuar kete pajtim duke shpjeguar para Kolegjit arsyet pse i eshte drejtuar kesaj gjykate dhe pse nuk pranon qe kjo ceshtje te zgjidhet me pajtim. 10 mije euro me duhen per kurimin e shtylles kurrizore 20 mije euro me duhen per zemren dhe mjaft euro te tjera me duhen per probleme te tjera qe mi ka krijuar shperthimi ne fabrike ndaj dhe per kete arsye i jam drejtuar kesaj gjykate me kerkese per demshperblim - ka deklaruar dje para trupes gjyqesore paditesi Lela. Ai ka shpjeguar se vetem demtimet e shumta ne trup e kane detyruar te kerkoje demshperblim pasuror pasi i duhen mijera euro per nderhyrjet qe kerkohen lidhur me demtimet e shkaktuara nga shperthimi ne fabriken e demontimit te municioneve ne Gerdec. Pasi ka degjuar paditesin Lela dhe refuzimin qe u be per pajtim ne seancen paraprake Kolegji vendosi ta kaloje ceshtjen ne seance gjyqesore dhe pritet qe ne seancen e radhes te merren ne shqyrtim provat e paraqitura nga paditesi dhe te degjoje argumentet e mbrojtesve te ish-ministrit te Mbrojtjes se kohes kur ndodhi shperthimi. Kjo eshte e disata kerkese drejtuar kesaj gjykate per demshperblim nga te demtuarit apo dhe familjaret e viktimave te Gerdecit por qe jane rrezuar nga Gjykata e Larte. Edhe ne keto kerkesa nga paditesit eshte refuzuar pajtimi ne seancen e pare. Gjykata e Larte e pushoi dosjen penale ndaj Mediut per shkak te imunitetit qe gezonte si deputet per kerkesat e dy te mbijetuarve te tjere te tragjedise Roxhers Durda dhe Alketa Azizaj.