Llogara- Perkujtohet 20 vjetori i tragjedise se Llogarase, ku humben jeten ne dy ngjarje te ndryshme brenda dites 20 persona, pjesa me e madhe e te cileve studente. Dje eshte vendosur edhe pllaka perkujtimore, ne nderim te viktimave te kesaj tragjedie, emrat e te cileve kane qene te skalitur ne kete pllake. Te pranishem ne ceremoni kane qene te aferm te viktimave, kolege, ushtarake, si dhe perfaqesues nga Ministria e Mbrojtjes. Rreth ores 12:00 eshte zbuluar pllakata, e cila mbante emrat e te gjithe viktimave qe humben jeten ne kete aksident tragjik, ndersa perkrah kesaj pllakate mermeri gjendej nje tjeter pllake e tejdukshme, e cila kishte te gdhendur nje helikopter. Te pranishmit kane vendosur lule dhe kurora ne vendin e quajtur "Qafa e Llogarase", qe njihet si nje nga pikat me te rrezikshme per shoferet dhe udhetaret. Gjate ceremonise fjalen e ka mbajtur dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, Maksim Malaj, i cili ka vleresuar pilotet dhe mjeket qe moren pjese ne ate operacion te veshtire per shpetimin e studenteve, pavaresisht kushteve atmosferike, per shkak te te cilave humben dhe jeten. Te pranishmit qendruan per me shume se gjysme ore ne aksin rrugor Vlore-Himare, ku u bllokua dhe levizja e automjeteve ne te dy krahet. Pjesa me e madhe e te pranishmeve mberriten me mjete te vendosura ne dispozicion prej Ministrise se Mbrojtjes.





Viktimat e tragjedise


Viktimat ne autobus :


Ali Omuri, shoferi i autobusit


Albert Smoka, student


Viktimat e helikopterit :


Vangjel Postoli, komandant


Tafil Agaj, pilot


Pandeli Xhumba, mekanik


Misto Shumeli, i plagosur


Elida Hyseni, e plagosur


Donika Ferra, e plagosur


Zef Sula, i plagosur


Kujtim Hysi, mjek


Zana Floqi, mjeke


Dhurata Leka, ndihmesmjeke


Nafail Metollari, mjek ne Himare


Piro Kuko, ndihmesmjek ne Himare


Agron Galanxhi, komandant


Veledin Resuli, pilot


Enver Haka, mekanik


Thoma Plasa, i plagosur


Ilirjana Brahimi, e plagosur


Taip Llaci, i plagosur


Xhelal Ndreu, i plagosur


Agim Qarri, mjek


Dionis Makoci, mjek