Nje muaj nga vdekja e kater femijeve prokuroria nuk e ka mbyllur dosjen

Ka kaluar nje muaj nga tragjedia qe preku zemrat e cdo shqiptari dhe qe vetem emergjenca e permbytjeve e zhvendosi nga vemendja e opinionit. Ka kaluar plot nje muaj nga casti kur zemrat e Robertit Vilsonit Kasandres dhe Nertiles pushuan se rrahuri nen terrin e nje nate pa energji ku drita e zbehte e nje qiriu shkaktoi tragjedine duke u rene kambanave te alarmit social per realitetet qe vrasin. Vellezerit e motrat Xheka u ndane nga jeta te asfiksuar nga gazrat e cliruar nga djegia e nje aparati televiziv dhe pak gjerave qe ndodheshin brenda shtepise-kasolle simbol i mjerimit ne kete shekull te ri te ekzistences se njerezimit. Nje muaj me pas Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres nuk ka ende nje akuze per ngjarjen ndonese dosja hetimore lidhur me te shtohet me akte prova shkresore e shkencore. E veshtire te ngresh pergjegjesi te drejtperdrejte mbi ngjarjen nderkohe qe ekspertiza per shkaqet e zjarrit te rene qe coi ne asfiksimin e femijeve konsiderohet vendimtare ne kete proces hetimi. Prokurori i ceshtjes Vladimir Mara thote se eshte ne pritje te akteve te fundit dhe me pas shqyrtimi ne teresi i tyre do te coje ne percaktimin e vepres penale dhe se ndaj kujt do te ngrihet ligjerisht gishti i akuzes per kete ngjarje te pazakonte. Nderkaq nje muaj me pas mamaja e kater femijeve-viktima 30-vjecarja Suzana Xheka mbi te cilen binte dhe pergjegjesia per kujdes ndaj tyre eshte strehuar nga pronari i lokalit ne Sukth ku dikur punonte. E vene ne qender te vemendjes dhe e kthyer ne personazh mediatik javet e fundit gruaja e re nuk i ka dhene ende pergjigje Bashkise se Sukthit e cila eshte treguar e gatshme per ta ndihmuar. Nje vend pune ne ndihme te grave ne nevoje ne administraten bashkiake eshte nje nga mundesite qe kryetari i Bashkise se Sukthit Yrjan Hasani deklaron per Shqip se i ka ofruar Zanes gjate nje takimi me te ne bashki. Kane kaluar te pakten dhjete dite nga ky takim por Suzana Xheka nuk ka kthyer pergjigje. Bashke me oferten per nje vend pune gruaja fatkeqe por jo e dorezuar nga dhembja per humbjen e kater femijeve nuk ka kthyer pergjigje as per oferten e nje apartamenti a shtepie qirane e se ciles do ta paguaje Bashkia e Sukthit. Nderkohe ajo do te perfitoje cdo muaj si perkrahje sociale vleren e 10 mije lekeve te reja ndersa Keshilli Bashkiak ne fillim te kesaj jave vendosi ti akordoje 20 mije leke nga fondi i vecante. Fillimisht u mendua nga administrata bashkiake dhe qe te nderhyhej ne rikonstruksionin e shtepise ku ndodhi tragjedia por veshtire se Suzana do te mund te jetonte ne te njejtin vend ku ne oret e para te dates 11 nentor gjeti te vdekur kater femijet e saj.


Ne Sukth ata qe e njohin Zanen thone se ajo ka ndermend te largohet nga kjo zone. Disa thone se do te jetoje ne kryeqytet atje ku ishte duke punuar ate nate te zeze. Te tjere thone se kane degjuar qe mund te largohet drejt Greqise pas hyrjes ne fuqi te liberalizimit te vizave. Te tjere shkojne me tej akoma. Po crendesi ka Nje dosje hetimore eshte e celur per ngjarjen e asaj nate nentori ndersa Zana permes nje studioje ligjore deklaroi nje jave me pas se do te kerkonte demshperblim nga CEZ per humbjen e femijeve te saj. Hetimi i Prokurorise se Durresit duket se eshte peng i akteve ose marreveshjeve qe mund te jene duke u bere mes paleve per te mbyllur nje nga krimet me te renda ekonomiko-sociale te viteve te fundit.