Kanë kaluar vetëm pak ditë nga tragjedia e Genovas me 43 të vdekur dhe ajo e Bolonjës me mbi 100 të plagosur dhe një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Italinë fqinje. TGcom raportoi mbrëmjen e djeshme se pesë ekskursionistë vdiqën në Kalabri, në grykën e kanionit Raganello në Civita (Cosenza) pasi prurjet në rrjedhën e ujit u rritën papritur në mënyrë të frikshme për shkak të shirave të dendur.


Por mediat italiane raportuan se bilanci i viktimave pritej të rritej dhe fatkeqësisht ashtu ka ndodhur.


Bilanci i ekskursionistëve që kanë humbur jetën  në grykat e Raganelos pas shirave të rrëmbyeshëm ka shkuar në 11.

































Dy trupat e fundit të pajetë, që i shtohen atyre të katër femrave dhe katër burrave të gjetur më herët, janë gjetur në një largësi prej 3 km nga pika ku ishin gjendur në vështirësi. Pesë prej viktimave mbeten akoma të zhdukur dhe 11 janë të plagosurit.


Ndërkohë policia bën me dije se 20 janë të shpëtuarit. Skuadrat e shpëtimit kanë punuar përgjatë gjithë natës ndërkohë që operacionet e kërkimit vijojnë edhe sot.


Janë zjarrfikësit, policia pyjore, trupa kombëtare e shpëtimit etj që janë angazhuar në këto operacione.


21 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)