Për fat të keq tragjeditë ajrore e kanë goditur edhe në të shkuarën botën e sportit. Nga skuadra më e fortë e viteve të pas luftës Torino, për të vijuar me ekipin e Mançester United e deri tek kombëtarja e Zambias në vitin 1993.


Tragjedia e ndodhur afër qytetit kolumbian të Medelin ku humbën jetën 75 persona si pasojë e një aksidenti ajror ka tronditur mbarë opinionin publik, por kryesisht atë sportiv, duke qenë se në fluturimin çarter ndodhej skuadra braziliane e Chapecoenses dhe 21 gazetarë që e shoqëronin sëbashku me pjestarët e ekuipazhit.


Për fat të keq tragjeditë ajrore e kanë goditur edhe në të shkuarën sportin.


Një ndër ato skuadra që cilësohej si legjendë në Itali është Torino i viteve të pas luftës. 4 herë rradhazi fitues i kampionatit, por kjo superskuadër u shua pasi avioni i tyre që po kthehej nga një ndeshje në Lisbonë u përplas në afërsi të qytetit të Torinos. Asnjë i mbijetuar.


Më 6 shkurt të vitit 1958 një tjetër skuadër u dorëzua përballë tragjedisë. Ai ekip ishte Manchester United. Fluturimi i British Airways u rrëzua sapo ish nisur nga pista e aeroportit të Mynihut, 24 persona humbën jetën , vetëm 2 të mbijetuar trajneri dhe Bobby Charlton që më pas u shndërrua në një legjendë e futbollit anglez.


Një tjetër tragjedi ishte ajo e kombëtares gjermane të notit në vitin 1966. Avioni i tyre u përplas në Bremen teksa fluturonte nga Frankfurti me destinacion Hamburgun. Të gjithë personat që gjendeshin në bord humbën jetën.


Më 29 nëntor të vitit 1975 piloti i njohur Graham Hill humbi jetën sëbashku me një prej talenteve të automobilizmit në atë kohë Tony Brise, si pasojë e një aksidenti ajror në veri të Londrës.


Rasti më i fundit ka qenë ai i viti 1993. Kombëtarja e Zambias po udhëtonte për në Senegel ku ishte programuar një takim i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit, por avioni i tyre u rrëzua për shkak të një zjarri në bord. Asnjë nuk mbijetoi dhe viktimat u varrosën në varrezat e heronjve në Lusaka.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter