Një i mitur shqiptar është gjetur i vdekur në Rodos të Greqisë. Sipas mediave greke, 12-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë.


Hetimet kanë nisur nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit dhe policia për të zbardhur shkaqet dhe rrethanet në të cilat mund të ketë ndodhur ngjarja.


Pritet një përgjigje nga spitali lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit.


Gazeta Shqip