Drejtuesja e OJQ-se Levizja evropiane e serbeve Rada Trajkovic ka deklaruar se Beogradi zyrtar eshte treguar elastik lidhur me pjesemarrjen ose jo te serbeve ne zgjedhjet e parakohshme te Kosoves.

Qendrimi i qeverise se nuk ka kushte per te marre pjese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit eshte elastik dhe nuk shkakton konfuzion ne radhet e popullsise serbe ka pohuar Trajkovic.

Sipas saj Beogradi nuk u ka dhene mbeshtetje te hapur serbeve qe te dalin ne zgjedhje por nuk u ka sugjeruar as te kunderten.

Askush nuk e kritikon vendimin qe serbet te bejne nje gje te tille dhe nuk ka pasur asnje fushate per bojkot eshte shprehur Trajkovic.

Trajkovic ka nisur te hartoje nje liste me tete subjekte politike serbe qe synojne te garojne ne zgjedhjet e 12 dhjetorit ne Kosove.