xhaniXhani De Biasi cilësohet si një nga pesë trajnerët më të mirë të botës. Sipas një liste të përpiluar nga e përditshmja britanike "Telegraph", e cila ka renditur 20 trajnerët më të mirë në botë, trajneri aktual i Kombëtares Shqiptare rezulton në vendin e pestë.

Renditja e teknikëve të skuadrave të ndryshme është bërë në bazë të rezultateve të arritura prej tyre. Joachim Lou është në vendin e parë të kësaj renditjeje, pasi shpalli Gjermaninë kampione bote. Jorge Sampaoli i Kilit arriti me ta bënte përfaqësuesen kiliane kampione të kontinentit amerikan, ndërsa Del Bosque i Spanjës çoi në shtëpi 1 kupë bote dhe dy të Kampionatit Europian. Italiani De Biasi, trajner i Kombëtares Shqiptare bëri realitet ëndrrën e shqiptarëve për të parë përfaqësuesen në Kampionatin Europian, shkruan gazeta.

1.Joachim Loew - Gjermani
2.Jorge Sampaoli - Kili
3.Lars Lagerbak - Islandë
4.Vincente del Bosque - Spanjë
5.Gianni de Biasi - Shqipëri
6.Michael O'Neill - Irlanda e Veriut
7.Marcel Koller - Austri
8.Jose Pecerman - Kolumbi
9.Antonio Conte - Itali
10.Chris Coleman - Uells
11.Marc Uilmots - belgjikë
12.Roy Hodgson - Angli
13.Rui Aguas - Kape Verde
14.Gerardo Martino - Argjentina
15.Oscar tabarez - Uruguai
16.Didier Deschamps - Francë
17.Anghel Irdanescu - Rumani
18.Vahid Halilodzic - Japoni
19.Martin O'Neill - Republika e Irlandës
20.Jurgen Klinsman - USA