Të martën, Skënderbeu do të jetë në fushë në Kazakistan, për ndeshjen e parë të turit të tretë ndaj Shahterit të Karagandës. Korçarët po përfundojnë përgatitjet, por trajneri Mirel Josa, ende nuk është i qartë sesi do ta vendosë skuadrën në fushë.

Për të vlerësuar kundërshtarin mjafton të përmendet se ka eleminuar BATE-n e Borisovit.

Këtë herë, përveç mbrojtësit Bici do të mungojë edhe Gilman Lika, por trajneri nuk trembet.

Pas eleminimit të Nefçit të Bakusë, kampionët e Shqipërisë kanë pretendime për në plej ofin e Championsit. Detyra duket thuajse e njëjtë si ndaj azerëve.