DURRES- Tekniku Xhani de Biasi e ka konsideruar si ndeshje të rëndësishme përballjen me Norvegjinë, ndërsa është shprehur se nuk është deçizive për rrugën drejt Botërorit Brazil 2014. Në konferencën e mbajtur për shtyp, italiani theksoi se ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore, si dhe kërkoi ulje të euforisë në prag të kësaj përballje.

“Ndeshja e nesërme nuk është një ndeshje deçizive, kjo është vetëm një prej katër ndeshjeve të ardhshme që kemi për të luajtur. Ne vijmë nga dy fitore me Norvegjinë dhe Slloveninë. Nesër do të përballemi me një ekip shumë të fortë teknikisht e fizikisht, do të përpiqemi që të japim maksimumin në fushë. Të gjithë së bashku duhet ti japim një dorë skuadrës dhe lojtarëve për të luajtur me inteligjencë e zgjuarsi. Kërkoj që të gjithë ta marrim me qetësi, publiku e të gjithë ne, presim maksimumin”.

Shqipëria e 38, arritje historike
Filliumri një i bankinës theksin e vuri tek arritjet e deritanishme të skuadrës, por nuk la pa përmendur faktin që Shqipëria ka bërë progres në klasifikimin e FIFa-s. të gjithë arritjet ja dedikoi lojtarëve të skuadrës, duke e konsideruar një punë të mrekullueshme.

“Sot në renditjen e re të FIFA-s Shqipëria ka kaluar në vend të 38, është shumë e mrekullueshme dhe kjo arritje falë punës që të gjithë kemi bërë deri tani. Në Norvegji askush nga ne nuk e dinte që Shqipëria do të fitonte. Trajneri kërkoi qetësi dhe maturi nga publiku dhe lojtarët në prag të sfidës. Fryma e ekipit ka ndyshuar shumë gjithcka i atribuohet këtyre djemve, ne kemi bërë një revolucion dhe vijojmë që të marrim lojtarë të rinj, ajo që është e rëndësishme është që po ndërtojmë një ekip me lojtarë të rinj që kanë arritur edhe rezultate të mira, duke mos pësuar asnjë gol në dy ndeshjet e fundit”

Trajneri komentoi edhe ecurinë e parashikimet për të Botërorin 2014. “Na duhen dy fitore minimalisht për të shkuar drejt Brazilit. Shpresa është që nesër të gjithë të bëjmë një lojë të madhe të kujdesshme, të evitojmë gabimet të në të gjitha aspektet e lojës.

De Biazi ka studiuar edhe lojën e kundërshtarëve. Pika e tyre e fortë është grupi. “Norvegjia ka lojtarë me kualitet shumë të madh, pika e tyre e fortë është loja e bashkuar në grup që bëjnë. Angelan është i rëndësishëm për skuadrën e tyre por të gjithë lojtarët janë të përgatitur. Mendoj që ata janë përgatitur e kanë marrë masat e duhura për të luajtur kundër nesh”

“Jam i kënaqur që nesër nuk do të kenë mundësi të qajnë për skualifikim, nga europiani, sepse kemi ndeshje të tjera në radhë. Ne do të përpiqemi të fitojmë, për këtë futemi në fushë por në lojë janë të gjitha rezultatet. E vërteta absolute është që nëse bëhemi me 12 pikë janë edhe katër ndeshje të tjera. Për sot objektivi është të marrim nesër pikë, por janë edhe ndeshjet e tjera. Edhe në rastin që nuk fitojmë nesër, mund të fitojmë ndeshjet e tjera", tha ai.

Mungesa e 6 titullarëve në skuadër, për trajnerin nuk ka vend për panik. Janë grumbulluar të rinjtë, janë cilësorë, shumë të mirë, mund të luajnë 90 minuta në fushë.
“Kam tre lojtarë në bankinë e kam zgjedhje për zëvendësim, të gjithë janë lojtarë shumë të mirë e shumë të gatshëm për të luajtur. Të gjithë ëjanë këtu janë gati për të luajtur nga 90 minuta”.

Formacioni surprizë para ndeshjes
Italiani nuk ka dëshiruar të bëjë publik formacionin sikundër ndodh gjithnjë në përballje të tilla, ndërsa ka pohuar se ka vetëm disa dilema të vogla, të cilat tha se do të zgjidhen në seancën e fundit që do të zhvillohet paraditen e nesërme. Ndeshja do të luhet nesër në orën 20;30 në stadiumin Kombëtar ‘Qemal Stafa’.

“Nuk e kam vendosur ende formacionin kam dyshime dhe nesër do të shikojmë për të bërë të ditur formacionin. Nesër do të ketë një sëtrvitje të fundit dhe pas saj do të bëhet i ditur formacioni”, tha ai.
(m.a/k.haxhiaj/BalkanWeb)