Pesëdhjetë senatorë amerikanë, gjysma e anëtarëve të Senatit, thonë se nuk do ta ratifikojnë Traktatin e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë e Armëve, të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara.


Traktati me fuqi detyruese zbatimi vendos standarde ndërkombëtare për importin, eksportin dhe transferimin e armëve konvencionale, nga tanket dhe helikopterët e sulmit tek armët e vogla dhe të lehta.


Kryetarja e grupit humanitar Oxfam për kontrollin e armëve, Ann MacDonald, thotë se traktati mbulon gjithashtu edhe municionin.


Municioni është i rëndësishëm sepse armët qarkullohen dhe kjo është parë veçanërisht në konfliktet në Afrikë. Pa municion ato janë shumë më pak vdekjeprurëse. Ne kemi parë në disa konflikte se furnizimi me municion është ai që ruan vazhdimësinë e konfliktit.


Daryl Kimball, kryetar i Shoqatës për Kontrollin e Armëve, një firmë private kërkimesh, thotë se synimi i traktatit është korrektimi i shumë problemeve në sistemin ndërkombëtar regullator të tregtisë së armëve konvencionale.


Shumë vende nuk kan kontroll mbi eksportet. Shumë të tjera që kanë ligje, nuk janë të afta për ti zbatuar. Për më tepër, tregtia ilegale e armëve vazhdon duke u shpëtuar sestemeve të kontrollit të qeverive kombëtare. Prandaj traktati është i nevojshëm për vendosjen e standardeve ndërkombëtare për të gjitha shtetet, në mënyrë që furnizuesit e armëve dhe blerësit e tyre të mos shfrytëzojnë mangësitë e ligjeve.


Më shunë se 110 vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, kanë nënshkruar traktatin që nga nënshkrimi i tij në muajin qershor. Por vetëm shtatë vende e kanë ratifikuar atë.


Në Shtetet e Bashkuara, grupi i fuqishëm lobist, Shoqata Kombëtare e Armëve, e ka kundërshtuar traktatin, po ashtu edhe gjysma e Senatit amerikan prej 100 anëtarësh. Që traktati të ratifikohet, 67 sanatorë duhet të votojnë pro tij.


Kundërshtarët  argumentojnë se Traktati për Tregtinë e Armëve ndërhyn në të drejtat e amerikanëve për të mbajtur armë, të garantuara nga Amendamenti i Dytë i Kushtetutës amerikane, pjesë e Billit të të Drejtave që garanton liritë individuale.


Shumë analistë thotë se mbështetësit e traktatit do të kenë përpara një betejë të ashpër për ti bindur senatorët që të votojnë për ratifikin e traktatit.


Traktati për Tegtinë e Armëve u miratua nga Kombet e Bashkuara në muajin prill me 154 vota pro, 3 kundër dhe 23 abstenime. Vetëm Irani, Koreja e Veriut dhe Siria votuan kundër paktit.