TIRANE-Në Turqi, presin vetëm zyrtarizimin e Gallatasarajit, por tashmë duket se nuk ka më dyshime: Lorik Cana do të luajë me Lacion sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur në të gjitha mediat italiane. "Lorik Cana është i Lacios, zyrtarizimi është çështje orësh", shkruan e përditshmje italiane "La Repubblica". Sipas të dhënave të reja të bëra publike nga dy klubet, transferimi do të jetë në formën e huazimit me të drejtë blerjeje pas një viti, por jo për 1.5 milionë euro. Gallatasaraji nuk ka pranuar të bëjë lëshim në këtë pikë, duke i kërkuar presidentit të Lacios Klaudio Lotito një shumë prej 2 milionë eurosh, me të drejtë blerjeje 3,5 apo 4 milionë sezonin e ardhshëm.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)