Transferimi i Alexis Sançez te Mançester Siti ishte thuajse i kryer për shumën e 25 milionë eurove, por Hoze Mourinjo ka menduar tia bëjë malore rivalit të tij.


Mançester Junajtid është përfshirë rishtazi në negociata me Arsenalin dhe i ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit nga Kili, duke bërë që të rihapet një tjetër telenovelë interesante.


Kontrata e Alexis Sançez me Arsenalin skadon në qershor të këtij viti dhe sulmuesi nuk ka pranuar të rinovojë, duke i nxitur londinezët ta shesin patjetër këtë muaj, për të mos e humbur falas në verë.


Duket se përfshirja e Mançester Junajtid do të jetë një favor shumë i madh për Arsenalin, pasi do të rritë çmimin për sulmuesin, pasi destinacioni i tij duket se do të jetë pjesa tjetër e qytetit, ajo e skuadrës së Guardiolës.


12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)