Transferimi i 70 per qind te pronesise se “Raiffeisen Bank” te Cembra Beteilingungs GmbH nuk do te ndryshoje asgje ne sherbimet dhe ne strukturen e pronesine ekonomike te bankes. Lajmin e dhane dje per median burimet zyrtare te “Raiffeisen” ne Shqiperi. Pronesia e RZB ne “Raiffeisen international Bank-Holding AG” eshte kaluar ne nje strukture (Cembra Beteilingungs GmbH), e cila eshte ne pronesi 100% te RZB. Pjesemarrja indirekte e RZB ne kete menyre mbetet e njejte. Si rrjedhoje, asnje ndryshim nuk do te rezultoje per “Raiffeisen internacional” dhe struktura e pronesise ekonomike do te mbetet e pandryshuar per “Raiffeisen internacional” dhe filialet e saj, njoftuan burimet zyrtare.