Mesfushori i Real Madridit, Fabio Coentrao ka insistuar se mori vendimin e drejtë për kalimin në Santiago Bernabeu gjatë verës.

Reprezentuesi portugez para fillimit të këtij sezoni iu bashkua gjigantit madrilen nga Benfica në transferim me vlerë prej 30 milionë eurosh, dhe është i lumtur me lëvizjen që bëri.

“Çdo futbollist ëndërron të arrijë në kulm dhe as unë nuk bëjë përjashtim. Nuk dua të nënvlerësojë Benfican që është klub shumë i mirë por Reali është nivel më i lartë. Transferimi në Madrid ishte vendim i drejtë, këtu jam duke realizuar një ëndërr” tha Coentrao për Record.

23 vjeçari është aktivizuar po thuajse rregullisht nga trajneri Jose Mourinho dhe ka bërë 17 paraqitje deri më tani gjatë këtij sezoni.