Nga Reuters

Një grup i rëndësishëm ndërkombëtar antikorrupsion kritikoi të enjten qeverinë shqiptare për mosangazhimin e duhur në mbrojtje të medieve vendase që hetojnë abuzimet dhe korrupsionin.


Transparency International përkrahu stafin e gazetës “TemA” që u dëbua nga qeveria, e cila ndërpreu papritur një kontratë 20-vjeçare me gazetën për zyrat e saj, pasi gazeta boti artikuj që akuzonin ministrat për abuzime.


“Dëbimi i “TemA”-s... shikohet nga shumë vetë si shenjë e rritjes së presionit politik kundër zërave kritikë në media”, - i shkruante Miklos Marschall, drejtori i Transparency për Evropën dhe Azinë Qendrore, kryeministrit, Sali Berisha.


“Qeveria juaj duhet të demonstrojë se ajo e merr seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe është e gatshme të mbrojë lirinë e shtypit në Shqipëri.”


“TemA” dhe drejtori i saj, Mero Baze, dikur i afërt me Berishën, por që u kthye në kritik i ashpër vitin e kaluar, e kanë kritikuar shpesh korrupsionin qeveritar.


Policia e ndaloi Bazen dhe stafin e tij për të hyrë në zyrat e tyre, pavarësisht se gjykata kishte marrë vendim në favor të gazetës, duke thënë se ata po zbatonin urdhrat e eprorëve. Stafi i gazetës ka vazhduar botimin duke u takuar në internet kafene dhe shtëpi.






Shtypshkronja





Baze i tha Reuters se pajisjet e gazetës dhe shtypshkronja mbahen peng nga policia dhe shtoi se qeveria dëshironte ta falimentonte atë.


“Qëllimi i tyre ishte të bllokonin fizikisht botimin e gazetës”, - tha Baze, duke shtuar se ai dhe pronarë të tjerë po e ndjenin shqetësimin. “Ata po përpiqen ta personalizojnë këtë si një konflikt personal mes meje dhe qeverisë. Por nuk është i tillë. Kjo ndodhi, pasi gazeta ime botoi tri nga dosjet më të mëdha të korrupsionit të kësaj qeverie”, - tha Baze.


Kjo përfshin hetimin e korrupsionit për një shpërthim municionesh në një repart ushtarak, ku vdiqën 26 vetë, marrëveshjet për troje të një këshilltari të huaj të qeverisë dhe detaje të një kontrate rruge të madhe.


Marschall tha se ai ishte impresionuar nga betimi i qartë dhe mirë-artikuluar i Berishës për të luftuar korrupsionin, kur ai erdhi në pushtet në vitin 2005, duke deklaruar se do të qeveriste me “duar të pastra”, pasi largoi nga pushteti qeverisjen socialiste që ai e quajti “kleptokratike”.


Duke i kujtuar Berishës se media e lirë dhe e pavarur është e domosdoshme për të luftuar korrupsionin me sukses, Marschall i bëri thirrje Berishës të iniciojë një hetim, pse Ministria e Ekonomisë ndërhyri dhe e anuloi kontratën me gazetën.


Bashkimi Evropian ia ka bërë të qartë Shqipërisë se ajo duhet të rrisë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisht njëfarë progresi. Shqipëria dëshiron t’i bashkohet bllokut 27 anëtarësh dhe mund të aplikojë për statusin e kandidatit këtë vit.








Sh. T. Prof. Dr. Sali Berisha


Kryeministër


Republika e Shqipërisë




Berlin, 21 Janar, 2009




I dashur Zoti Kryeministër,




Unë po Ju shkruaj, pasi ne, te Transparency International, jemi shumë të shqetësuar për dëbimin e gazetës së përditshme “TemA” nga ambientet e saj në Tiranë.


Sipas informacioneve të marra nga burime publike, Ministria e Ekonomisë prishi në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim të mëtejshëm kontratën 20-vjeçare të gazetës me ndërtesën. Një bllokadë e papritur policore vazhdoi, dhe punonjësit e gazetës u dëbuan nga zyrat e tyre. Policia nuk dha shpjegime zyrtare.


Ne kuptojmë, që ka një mosmarrëveshje ligjore mbi kontratën; por jo më pak e rëndësishme, ne besojmë që, përderisa mosmarrëveshja nuk është zgjidhur me një vendim të prerë të gjykatës, atëherë urdhri për dëbim nuk është lëshuar. Për më shumë, për aq sa ne dimë, vendimi më i fundit i gjykatës është në favor të gazetës.


Dëbimi i gazetës “TemA”, e cila ka kritikuar shpesh korrupsionin e zyrtarëve, shikohet nga shumë si një shenjë e rritjes së presionit politik kundër zërave kritikë në media.


Unë po Ju shkruaj, pasi pata privilegjin t’Ju takoja vitin e kaluar në Tiranë, dhe isha shumë i impresionuar nga përkushtimi Juaj i pastër dhe i artikuluar mirë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Siç e dini, media e lirë dhe e pavarur është një nga kushtet bazë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.


Nëse gazetarët ndihen të frikësuar gjatë detyrave të tyre, një nga shtyllat më të rëndësishme të qeverisjes së mirë dhe sistemit të llogaridhënies do të dobësohet.


Me këtë letër publike, me respekt Ju shtyj që të filloni një investigim në këtë çështje. Qeveria Juaj duhet të tregojë që e merr seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe është gati të mbrojë lirinë e medias në Shqipëri.




Sinqerisht i Juaji,




Miklos Marschall


Drejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore








H.E. Prof. Dr. Sali Berisha


Prime Minister


Republic of Albania






Berlin, January 21, 2009




Dear Mr. Prime Minister,





I am writing you because we at Transparency International are very much concerned about the recent eviction of the daily newspaper TEMA from its premises in Tirana.



According to information received through public sources, the Minister of Economical Affairs cancelled unilaterally and without any further notice the newspaper's 20-year-old contract for the premises. An unexpected police siege followed and the staff of the newspaper was evicted from their offices. The police gave no official explanation.


We understand there is a legal dispute about the contract; nevertheless, we believe an eviction as long as the dispute is not yet settled by a final court decision is not warranted. Moreover, as far as we know, the most recent court decision is in favor of the newspaper.



The eviction of TEMA, which has frequently criticized official corruption, is regarded by many as a sign of the growing political pressure against critical voices in the media.



I am writing you because I had the privilege of meeting you last year in Tirana, and I was impressed by your clear and well articulated commitment to fight corruption in Albania. As you know, free and independent media is one of the basic conditions to combat corruption effectively.


If journalists feel intimidated when carrying out their jobs, one of the most important pillars of good governance and accountability systems will be weakened.


With this public letter I respectfully urge you to launch an investigation into this matter. Your Government should demonstrate that it takes the fight against corruption seriously and is ready to protect press freedom in Albania.





Yours truly,





Miklos Marschall


Regional Director for Europe and Central Asia