Qarku i Dibrës vijon të jetë i dominuar nga reshjet intensive të dëborës dhe ngricat, të cilat kanë paralizuar zona të tëra. Trashësia e dëborës në zonat e ulëta arrin në 50 cm, ndërsa në ato të thella dhe malore rreth 1.5 m.


Në Bulqizë vijon të jetë një situatë e rënduar nga moti i keq. Shumë fshatra të njësive administrative janë të bllokuar.


Edhe sot minatorët e zonës D nuk arritën të shkojnë në punë. Në qarkun e Lezhës dhe në Shkodër qytet reshjet e bores kanë pushuar, por të bllokuar janë Vermoshi dhe Thethi. Në Korçë vetëm aksi Korçë-Dardhë mbetet i kalueshëm me zinxhirë.


Aksi Librazhd-Peshkopi për momentin është i bllokuar, në fshatin Llange ka rënë një ortek dëbore, dhe po punohet për hapjen e rrugës. Vazhdojnë të jenë të bllokuara disa fshatra të Librazhdit dhe Prrenjasit ku gjithashtu ka mungesë të energjisë elektrike.


11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)