Nderkohe qe ne disa vende te Lindjes se mesme dhe te Afrikes veriore vazhdojne trazirat 6 vende evropiane qe lagen nga deti Mesdhe i kane bere thirrje Bashkimit Evropian te marre masa speciale.


Ministrat e brendshem te vendeve evropiane do te takohen sot ne Bruksel per te diskutuar si ti bejne balle nje rritje te mundshme te numrit te popullsise ne rast se trazirat ne Libi dhe vende te tjera do te detyrojne mijera njerez te largohen dhe te kerkojne azil.


Vendet mesdhetare kerkojne te vendoset nje mekanizem qe te beje te mundur qe emigrantet te shperndahen ne te gjithe vendet anetare te Bashkimit evropian.


Ne Londer ministri i Jashtem William Hague i ka bere thirrje komunitetit nderkombetar te vazhdoje te ushtroje trysni ndaj kolonelit Gadafi ne Libi.


Ai perseriti vendosmerine ndaj qendrimit te tij se ata qe kane kryer krime ne Libi do te denohen.