Policia ka intervenuar me qene dhe pajisje te ndryshme. Nje perfaqesues policie tha se keto ishin trazirat me te renda ne Mancester ne 30 vitet e fundit. Keta jane kriminele theksoi ai.


Kjo eshte dhune e pakuptimte dhe kriminalitet i nje permase te gjere qe nuk e kam pare kurre me pare tha nje oficer i larte policie duke shtuar se ata kane regjistruar video te shumta me vepra kriminaliteti. Ne pjese te ndryshme te Mancesterit jane arrestuar shume persona bene te ditur autoritetet.


Trazira edhe ne qytetet tjera


Ne Notingham nje grup prej 30-40 personash ka sulmuar nje stacion policie dhe ka hedhur bomba Molotov. Nuk eshte lenduar askush nderkohe qe eshte shtuar edhe zjarri i shkaktuar. Edhe ne Salford Volverhampton Bristol dhe Gloucester ka patur trazira. Ne Liverpul jane sulmuar automjetet e policise dhe zjarrfikesve. Bildunterschrift Mancester Protesta


Ndersa ne Vest Bromvic ne afersi te Birminghamit ka patur edhe perleshje mes policise dhe demonstruesve. Nje grup prej rreth 200 personash ka sulmuar barrikadat e policise ka ndezur automjete dhe ka hedhur gure e gjera te tjera kunder forcave te sigurise. Edhe ne Birmingham ka patur trazira. Policia ne kete rajon ka arrestuar rreth 100 persona.


Ne kryeqytet qetesi e tendosur


Ne Londer ku ditet e kaluara jane zhvilluar trazirat me te medha prej vitesh situata ishte e qete. Ne kryeqytet jane stacionuar forca te medha sigurie prej 16.000 nepunesish. Prej fillimit te trazirave diten e shtune ne Londer jane arrestuar 768 persona njofton Scotland Yard te merkuren ne mengjes.


Te marten ne mbremje dhe gjate nates u eshte vene flaka shume godinave dhe dyqaneve. Me qindra dyqane jane thyer dhe plackitur ne trazirat me te renda deri tani. Ka pasur njoftime edhe per zjarre dhe plackitje nga tete pjese te qytetit. Nje 26 vjecar ka humbur jeten si pasoje e goditjes me arme zjarri. Bildunterschrift Londer


E djathta paralajmeron aksione


Forca me orientim te djathte English Defense League EDL ka paralajmeruar se do te nxjerre anetaret e saj ne rruge per te shuar protestat. Ata kane paralajmeruar aksione ne Luton ku eshte selia e grupit ne Mancester dhe ne vende te tjera. Disa pjesetare te ketij grupi tani me jane pare ne rruge. Ndersa kete te merkure mund tu bashkangjiten edhe qindra te tjere. Ne duam te ndalim protestat sepse policia duket se nuk eshte ne gjendje deklaroi nje perfaqesues i tyre.


Shkaku i protestave


Trazirat kane nisur diten e shtune ne veri te Londres ne Totenham dhe jane perhapur ne qytete te tjera. Shkas ishte vrasja prej policise e nje 29 vjecari me ngjyre. Hetimet kane konstatuar se i vrari Mark Duggan nuk ka qelluar me arme ne drejtim te policise sic pohonte Scotland Yard ne fillim.


Autor Frank Woumlrner afp rtr dpa dapd/ Bahri Cani


Redaktoi Aida Cama