Dhuna qe pasoi zgjedhjet ne Kenia dhe trazirat ne Gaza tregojne menyren sesi kriza politike mund te kercenoje shendetin publik, deklaroi dje, drejtoresha e Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH). Margaret Chan, ndersa po i drejtohej bordit ekzekutiv te agjencise se Kombeve te Bashkuara, deklaroi se ishte e shqetesuar se mos trazirat ne Kenia qe pasuan zgjedhjet e polemizuara do te pengonin luften kunder HIV-it/SIDA-s, malaries, turbekulozit dhe semundjeve te tjera qe kane nevoje te monitorohen dhe te veprohet.
Ne Gaza, bllokadat izraelite dhe mbyllja e rrugeve po shkaktonin nje numer te madh viktimash nder personat qe vuajne nga kanceri, semundjet e zemres, diabetit dhe atyre qe kane nevoje urgjente per trajtimin ne territorin e pushtuar palestinez, deklaroi drejtoresha e pergjithshme e OBSH-se. "Po shikojne tani disa prova te forta te rritjes se kercenimit nga paqendrueshmeria dhe trazirat civile", deklaroi Chan ne nje takim pergatitor per Asamblene e Shendetit Boteror te OBSH-se ne maj.
Bordi prej 34 anetaresh do te vleresoje kete jave perparimin e perpjekjeve nderkombetare per te luftuar grupin pandemik, per te crrenjosur poliomielitin dhe semundjen e krimbit te Guinese dhe te pergatiten per rreziqet shendetesore te lidhura me ndryshimet e klimes. Bordi do te vleresoje gjithashtu fushatat qe kane si synim luftimin e gjymtimit gjenital te femrat dhe perforcimin e sistemit te kujdesit shendetesor ne vendet e varfra.
Megjithese perhapja e turbekulozit duket se eshte stabilizuar neper bote, perhapja e tipit rezistent ndaj ilaceve ne Evropen Lindore, ne disa pjese te Azise Qendrore dhe Kine ishte nje shqetesim kryesor, deklaroi Chan. Tipe te ndryshme te turbekulozit rezistente ndaj ilaceve, qe jane pothuajse imune ndaj te gjitha trajtimeve, perfaqesojne nje kercenim serioz, deklaroi ajo. "Rastet e saj emergjente na kujtojne te pergatitemi per pengesat qe rriten ndaj ndryshimit konstant te botes mikrobateriale", shtoi ajo.