Po bëhen gati për të dalë në skenën e Teatrit "Aleksandër Mosiu".
Janë Sanie Hoti, Era Çaushi dhe Adelina Muça. Tre protagonistet e komedisë “Tri femra, tre divorce dhe një shtëpi”.


Komedia me autor Alil Vardar, e sjellë në shqip nga autori Ylljet Aliçka dhe e vënë në skenë nga regjizorja Andia Xhunga, pasqyron realitetin e tre femrave të divorcuara të mbledhura rastësisht nën të njejtën çati e që “detyrohen” të bëjnë veprime, që nuk i kanë bërë më parë.


Një nga ato komeditë që di më së miri, të japë  dramën, përmes humorit.


Vepra e cila ka si subjekt tre femra, është përshtatur me karakteret që vijnë 100 % me tipare shqiptare, si në sjellje, ashtu edhe me zhargonin  


Për rreth 90 minuta, aktoret e teatrit "Aleksandër Mosiu", në rolin e Angjelinës, Sindit dhe Anës, sollën për publikun durrsak, historinë e tri femrave të divorcuara, të cilat në të njejtën kohë mbartnin me vete lumturinë e “heqjes qafe” të bashkëshortit dhe pasigurinë e jetës vetëm. 

Nëpërmjet këtyre tri femrave të divorcuara, tregohet femra e re e shekullit të 21-të. E aftë për të marrë vendime, e fortë për të nisur një jetë të re, për ta përballuar atë e vetme dhe nga ana tjetër, femra me të drejtën për të dashurar dhe për të qenë e dashuruar në çdo kohë dhe moshë.
Komedia është pritur mjaft mirë nga artdashësit durrsak të cilët e kanë duatrokitura.