Blerina Hoxha
Pamundesia per nje furnizim normal me energji elektrike, paqendrueshmeria e cmimeve te naftes dhe thellimi potencial i bilancit tregtar, jane tre rreziqet qe mund te kanosin rritjen ekonomike prej 6% gjate vitit 2008. Parashikimet mbi rrisqet, qe mund te cenojne qendrueshmerine ekonomike te vendit i ka bere Ministria e Financave, per nevoja te treguesve buxhetore. Dikasteri i financave konsideron ceshtjen energjetike si nje faktor qe po gjeneron probleme ne buxhet. Mungesa me ore te zgjatura e energjise, pervecse po krijon probleme me kostot e operimit te biznesit vendas, po detyron qeverine te financoje ne menyre te drejtperdrejte KESH per importin. Pak dite me pare, qeveria miratoi nje fond prej 4 miliarde lekesh nga tepricat e buxhetit 2007, qe do t'i akordohet KESH ne funksion te permiresimit te situates. Mirepo, ekspertet ne Ministrine e Financave pohojne se, shuma e parave mund te ishte perdorur per investime, qe do te ndihmonin rritjen ekonomike te vendit.
Por, krahas krizes se brendshme energjetike, pritet qe paqendrueshmeria e cmimeve te naftes ne tregun nderkombetar te jape efekte negative ne tregun vendas dhe, per pasoje, edhe ne rritjen ekonomike. Kete vit, cmimi i gazoileve ne tregun vendas u rrit me me shume se 10 per qind, si rezultat i ketyre ndryshimeve. Cmimet ne tregun nderkombetar perforcohen edhe me shume nga spekulimet e linjave te brendshme te tregtimit te naftes.
Rreziku i trete, qe kanos rritjen ekonomike, eshte thellimi i bilancit te tregtise me jashte prej uljes se metejshme te tarifave doganore me Bashkimin Evropian.
Nje proces i tille pritet qe kete vit te shoqerohet me hyrje me te larte sesa ne vitet e kaluara te produkteve evropiane ne tregun vendas dhe aktivizim jo te mjaftueshem nga ana e eksporteve shqiptare. Rritja e eksporteve ne periudha afatshkurtra rrezikohet per shkak te nivelit relativisht te ulet te konkurrences, qe karakterizon aktualisht ekonomine tone.
Edhe ne vitin 2008, rritja ekonomike do te mbeshtetet si nga sektori i sherbimeve, qe aktualisht perben dhe pjesen me te madhe te Prodhimit te Brendshem Bruto, ashtu dhe nga sektoret e ndertimit e te industrise, ku dhe keta te dy po peshojne gjithnje e me teper. Sektori i bujqesise gjate gjithe ketyre viteve te ekonomise se tregut ka ndjekur nje trend gradual renes si, per sa i perket peshes se tij ne PBB, ashtu dhe ne kontributin qe ky sektor ka pasur ne rritjen ekonomike. Mirepo, ekspertet ne financa mendojne se ka nje sere faktoresh, per te qene optimist mbi mundesite dhe aftesite e ekonomise shqiptare per te pasur nje rritje afersisht te njejte me vitet e meparshme edhe per vitin 2008. Permiresimi i klimes se biznesit, si pasoje e nje sere reformash te ndermarra dhe reduktimi taksave ndaj biznesit, konsiderohen faktore ndihmes per rritjen ekonomike.
Disa nga faktoret qe rriskojne rritjen ekonomike
1-Mungesat e mundshme ne furnizimin me energji elektrike dhe plotesimin e nevojave te brendshme, per shkak te ritmit te larte te rritjes se kerkeses se brendshme per energji, situates se pafavorshme ne tregun rajonal te energjise.
2-Paqendrueshmeria e cmimit te naftes ne tregun boteror. Kerkesa ne rritje per kete produkt ne nivel global dhe brishtesia qe karakterizon zhvillimet gjeopolitike boterore po formon gjithnje e me shume pasiguri ne ambientin e biznesit dhe konsumatoreve per sa i perket kostos se ardhshme se procesit te prodhimit dhe per pasoje edhe vendimet korente ne zgjerimin e kapaciteteve prodhuese jane me te rezervuara.
3-Thellimi potencial i bilancit tregtar per shkak te implementimit te marreveshjes INTERIM me BE-ne. Nje proces i tille pritet te shoqerohet me penetrim me te larte sesa ne vitet e kaluara te produkteve evropiane ne tregun vendas dhe aktivizim jo te mjaftueshem nga ana e eksporteve shqiptare, per te kompensuar kete rritje ne periudha afatshkurtra, per shkak te nivelit relativisht te ulet te konkurrences qe karakterizon aktualisht ekonomine tone.

Faktoret qe ndihmojne rritjen ekonomine
-Stabiliteti makroekonomik
-Permiresimi i klimes se biznesit
-Reduktimi i taksave mbi biznesin
-Permiresimi i rendit publik dhe sigurise